Mir se vjen vizitor shpresoj te knaqesh tek ne!
 
ForumPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Arti ilir nė periudhėn qytetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angelinos
Admin


Numri i postimeve : 90
Age : 34
Location : Ergendwo in heimartland
Registration date : 08/09/2007

MesazhTitulli: Arti ilir nė periudhėn qytetare   Mon Oct 01, 2007 2:03 pm

Arti ilir nė periudhėn qytetare


Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.

_________________
Nese prej meje mendja s'te hiqet,
Nese per mua zemra te digjet,
Ateher afrohu dhe me prit pak mua,
Se do te vij ngadal qe te them TE DUA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.rinia-shqiptare.yourme.enet
 
Arti ilir nė periudhėn qytetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rinia Shqiptare :: Prezantimet/rregullat :: Arti/kultura-
Kėrce tek: