Rinia Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir se vjen vizitor shpresoj te knaqesh tek ne!
 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjuha shqipe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
maxx_80
Special-Administrator
Special-Administrator
maxx_80


Numri i postimeve : 40
Age : 44
Registration date : 22/09/2007

Gjuha shqipe Empty
MesazhTitulli: Gjuha shqipe   Gjuha shqipe I_icon_minitimeFri Sep 28, 2007 4:52 pm

--------------------------------------------------------------------------------




Gjuha shqipe sot flitet ne Shqiperi dhe jashte kufijve te saj ne Kosove, ne territorin ndermjet Shkupit, Gostivarit, Tetoves dhe Di-bres, ne Presheve, ne Bujanovc dhe ne Medvegje, ne Kraje, ne Ulqin me rrethina deri ne Tivar dhe ne Ƈameri. Shqipja, pra, flitet ne viset perendimore te Ballkanit, aty ku kryqezohen rruget qe lidhin lindjen me perendimin, pikerisht ne ate rajon qe ka qene djepi i qyteterimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe ne diaspore (ne Itali, ne Greqi, ne Bullgari, ne Ukraine), edhe ne shume vende te tjera te kontinentit tone dhe me gjere, ne Amerike, ne Azi dhe ne Australi nga shqiptare te vendosur atje ne kohe me te hershme ose me te vonshme.

Gjuha shqipe i perket familjes se gjuheve indoevropiane. Rreth dy mije fjale te shqipes jane me origjine indoevropiane: koke, dite, nate, dimer, uje, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon nje de-ge me vete ne familjen e gjuheve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birerie me asnjeren nga gjuhet e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qene i banuar qe nga paleolitiku i mesem (100000 - 40000 vjet para eres sone). Gjurmet e para te rendesishme te qyteterimit i perkasin neolitit (6000-2000 vjet para eres sone).
Ne fillimet e kohes se bronzit fiset ilire shfaqen ne nje territor te gjere qe shtrihej nga gadishulli i Istrias ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne lindje, kufiri i tyre shtrihej afersisht deri te lumenjte Vardari e Morava. Popullsia ilire eshte formuar nga popullsi autokto-ne te epokes se neolitit, pas ardhjes se popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijevjecarit te trete para eres sone. Pra, Iliret perbenin nje popullsi shume te vjeter te vendosur ne perendim te Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajoneve dhe Thesproteve, i gjejme tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me kete emer ne shekullin e peste para eres sone. Ne rrethinat e Durrachium-it (Durresi i sotem) u formua nyja e Shtetit te pare Ilir. Gjuha e kesaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptaret jane pasardhes te ilireve dhe gjuha shqipe pasardhese e ilirishtes.

Nga kjo gjuhe nuk kane mbetur vecse pak fjale te cilat mund te shpjegohen me gjuhen shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejte. Edhe disa emra gjeografike dhe emra perso-nash ilire mund te shpjegohen me fjale te shqipes. Keshtu p.sh. Dardania eshte shpjeguar me shqipen dardhe, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhe, Daz me shqipen dash..
Ne vitin 168 para eres sone, Iliria u pushtua nga romaket. Filloi keshtu nje periudhe pushtimi qe zgjati per me shume se pese shekuj.
Ne shekullin e VII Shqiperia u pushtua nga sllavet, kurse ne shekullin XV nga turqit otomane. Pushtimi otoman vazhdoi pese shekuj deri me 28 nentor 1912.
Ne Mesjete, popullsia e territoreve te populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dale forma popullore Arbenesh ose Arberesh.
Emrat e sotem Shqiperi, shqiptar, shqip jane shfaqur ne shekullin XVII.
Gjate kesaj periudhe te gjate pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kane qene nen ndikimin e gjuhes e te kultures latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden ne shqipe fjale me origjine nga greqishtja e vjeter, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjeter kane hyre fjale te tilla si: draper, laker, qer-shi, shpelle; nga latinishtja: are, kale, mbret, furke, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikone, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobe, lopate, pushke, opinge, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipoje (veliko+polje), Zadrime (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohe, bahce, oxhak, sobe, jastek, ilac etj.
Eshte e vertete qe shqipja ka pesuar ndikime nga gjuhet e huaja, sidomos ne leksik, po eshte po kaq e vertete qe ajo ka shfaqur aftesi per t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit te vet huazimet, duke treguar forcen dhe gjallerine e saj. Keshtu fjalet e greqishtes se vjeter drapanon, kerasia, spileon ne shqip dalin draper, qershi, shpelle,- ne latinisht arvum, vicinium, impertorem ne shqip are, fqinj, mbret,- ne sllavisht glob, opanak, ravnica ne shqip gjobe, opinge, rrafshe.
Gjithsesi gjate periudhes qe vendi yne, kultura jone, gjuha jone ishin nen influencen e kultures e te gjuhes latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhe indoevropiane me strukture fonetike, gramatikore e leksikore te vecante.

Ne historine e Shqiperise dhe te shqiptareve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) ze nje vend te vecante. Gjate kesaj periudhe, problemet e gjuhes u bene pjese perberese e programit te Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqerise se Stambollit (1878) hodhi bazat per zgjidhjen e problemit te alfabetit te gjuhes shqipe, i cili perfundimisht u zgjidh ne Kongresin e Manastirit me 1908. Ne baze te alfabetit te gjuhes shqipe eshte alfabeti latin.

Dokumentet e para te shkruara te shqipes i perkasin shekullit XIV. Libri i pare i shkruar eshte "Meshari" i Gjon Buzukut qe i perket gjysmes se dyte te shek. XVI (1555). Ka mundesi qe tradita e shkrimit te shqipes te kete qene me e vjeter. Shqipja eshte shkruar ne dy dialekte kryesore, ne gegerisht dhe ne toskerisht. Vepra e pare toskerisht eshte "E mbesuame e krishtere", shkuar nga Luke Matrenga dhe botuar ne Rome me 1592. Shqipja ka vazhduar te shkruhet ne dy dialekte deri me 1972, kur toskerishtja letrare u shpall gjuhe letrare kombetare ose gjuhe letrare e njesuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gjuha shqipe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rinia Shqiptare :: Prezantimet/rregullat :: Letersia/gjuha.shqipe-
Kėrce tek: