Rinia Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir se vjen vizitor shpresoj te knaqesh tek ne!
 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kryengritjet ilire

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angelinos
Admin
avatar


Numri i postimeve : 90
Age : 40
Location : Ergendwo in heimartland
Registration date : 08/09/2007

Kryengritjet ilire Empty
MesazhTitulli: Kryengritjet ilire   Kryengritjet ilire I_icon_minitimeMon Oct 01, 2007 2:08 pm

Kryengritjet ilire

Pesha e rėndė e pushtimit dhe e shfrytėzimit bėri qė ilirėt tė ngriteshin herė pas here nė kryengritje, tė cilat u shtypėn mizorisht nga romakėt. Nė vitin 50. p.K., ngritėn pirustėt, dalmatėt dhe mė vonė parthinėt. Por kryengritja mė e fuqishme ilire ėshtė ajo qė shpėrtheu nė vitin 6 e qė vazhdoi vjet. Nė kryengritje morėn pjesė panonėt, dalmatėt, pirustėt, desidiatėt e shumė fise tė tjera. Kryengritėsit krijuan njė ushtri tė madhe e pėrbėrė prej 200 000 kėmbėsorėsh e 9000 kalorėsish. Drejtimi i pėrgjithshėm iu ngarkua dy udhėheqėsve, Batos dhe Pinit. Komandantėt e kryengritjes ishin shumė tė guximshėm e tė stėrvitur mjaft mirė. Zemėrimi i kryengritėsve u drejtua veēanėrisht kundėr ushtarėve, tregtarėve dhe qytarėve romakė qė ishin vendosur nė Iliri, njė pjesė e madhe e tė cilėve u vranė. Kjo ngjalli tmerr te romakėt. Perandori shpalli nė senatin romak se, po tė mos merreshin masa tė shpejta, pėr 10 ditė armiku do tė hynte brenda nė Romė. Nė dy vjetėt e parė kryengritėsit e ruajtėn pėrparėsinė ushtarake mbi romakėt, por mė pas fiset panone u pėrēanė. Batoja i tradhtoi kryengritėsit prandaj ata e kapėn dhe e vranė. Pini, udhėheqėsi tjetėr i kryengritėsve, u dorėzua te romakėt. Kryengritjen e vazhduan dalmatėt, desidiatėt dhe pirustėt. Kryengritėsit treguan shkathtėsi e vendosmėri tė veēantė. Nė raste rrethimi, pėr tė mos u dorėzuar, ilirėt udhėheqėshin me rrėnjė e barishte, kurse gratė e qyteteve Metul e Arduba, qė tė mos u dorėzoheshin romakėve pushtues, u hodhėn nė zjarr bashkė me fėmijėt e tyre ose u mbytėn nė lumė. Lufta qė bėnė romakėt pėr tė shuar kėtė kryengritje tė madhe u quajt atė kohė si lufta mė e tmerrshme qė bėnė romakėt jashtė iItalisė. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė vitin 9 qendresa ilire mori forma tė reja. Pėrhapje tė madhe nė tokat e pushtuara ilire mori lėvizja e kaēakėve, tė cilėt sulmonin tregtarėt dhe ushtrinė romake. Janė shumė tė njohur nė histori kaēakėt dardanė e dalmatė, tė cilėt u shtuan nė njė numėr tepėr tė madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.rinia-shqiptare.yourme.enet
 
Kryengritjet ilire
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rinia Shqiptare :: Prezantimet/rregullat :: Arti/kultura-
Kėrce tek: