Rinia Shqiptare
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mir se vjen vizitor shpresoj te knaqesh tek ne!
 
ForumPortaliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndryshimet nė jetėn qytetare

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angelinos
Admin
avatar


Numri i postimeve : 90
Age : 40
Location : Ergendwo in heimartland
Registration date : 08/09/2007

Ndryshimet nė jetėn qytetare Empty
MesazhTitulli: Ndryshimet nė jetėn qytetare   Ndryshimet nė jetėn qytetare I_icon_minitimeMon Oct 01, 2007 2:10 pm

Ndryshimet nė jetėn qytetare


Tė gjitha kėto luftėra nė Iliri u shoqėruan me shkatėrrime tė mėdha dhe rėnie ekonomike. Gjendja u keqėsua edhe mė shumė nga masat kufizuese qė morėn romakėt. Nė tėrė shtrirjen e ilirėve u pakėsua shumė numri i qyteteve. Disa u shkatėrruan, tė tjera u kthyen nė fshatra ose nė qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua nė njė numėr tė pakėt qytetesh. Qytetet qė u ruajtėn morėn organizim social.politik romak dhe mbėshteteshin nė rritjen e shfrytėzimit skllavopronar. Ato qytete qė morėn statusin e kolonisė, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patėn njė hov tė ri zhvillimi. Ngritje patėn edhe municipet, qytete tė vogla me pavarėsi tė kufizuar, si Ulpiana afėr Prishtinės. Pėr shkak tė interesave tregtare e ushtarake romake, njė shtrirje tė madhe mori rrjeti rrugor. Shumė e njohur nė botėn antike u bė Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninė me Kostandinopojėn. Nė qytet morėn njė lulėzim tė ri skulptura, mozaikėt, ndėrtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argėtuese. Nė Apoloni u ngritėn odeoni, biblioteka dhe selia e kėshillit tė qytetit. Durrėsi, me zhvillimin qė mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bėheshin pėrleshje tė gladiatorėve. Ndėrtime tė reja u bėnė nė Butrint, nė Shkup etj. Nė fshat gjendja u keqėsua pa masė. Tokat mė tė mira u shpronėsuan dhe iu dhanė nė pronėsi kolonėve dhe veteranėve romakė, tė cilėt krijuan latifundet. Gjatė periudhės romakė u ndie ndikimi i artit e i kulturės romake si dhe i gjuhės Latine. Nė shek.III-IV nė Perandorinė Romake shpėrtheu kriza social- ekonomike e politike dhe nė vitin 95 Perandoria u nda nė dy pjesė, nė Lindore e nė Perėndimore. Qė nė periudhėn e krizės ekonomike romake, nė trevat ilire filloi njė ripėrtėritje e traditave etnike ilire nė qytete e nė fshatra. Efektet romanizuese tė pushtimit nuk arritėn tė shuanin traditat etnike vendėse, meqenėse ilirėt kishin njė nivel tė lartė kulturor dhe luftėrat e vazhdueshme kundėr pushtuesve e forcuan edhe mė shumė ruajtjen e traditave vendėse nė gjuhė e nė kulturė. Krijimi i bashkėsive tė lira fshatare ilire qė nė shek.III-IV, i dha nė njė hov tė ri ripėrsėritjes sė trashėgimisė kulturore. Pas dhėnies sė qytetarisė romake tė gjithė banorėve tė lirė tė Perandorisė romake (viti 212), ilirėt filluan tė luanin rol tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė administratė e nė ushtri, aq sa disa komandantė ilirė u shpallėn perandorė tė tė gjithė shtetit romak. Gjatė shek.III-IV njihen si perandorė romakė me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndėr perandorėt romakė mė tė mėdhenj ilirė janė Diokleciani dhe Konstandini i Madh. [b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.rinia-shqiptare.yourme.enet
 
Ndryshimet nė jetėn qytetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rinia Shqiptare :: Prezantimet/rregullat :: Arti/kultura-
Kėrce tek: